07:34 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vritet me thikë 23-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan mbrëmë (29 korrik).

Një 23-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

”Rreth orës 22:10, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në rretha ende të paqarta në një rrugicë të kēsaj lagjeje është gjetur shtetasi R.R., 23 vjeç i plagosur me mjet të mprehtë ( thikë), i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital”, informon policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes me qëllim idetifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.