10:52 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / B O

Ngjarje e rëndë në Zagreb, babai vret tre fëmijët e tij, krimin e njofoi në Facebook

Zagrebi është tronditur mbrëmë nga një krim makabër. Shtetasi austriak, Harald Kopitz ka vrarë tre fëmijët e tij dhe më pas ka tentuar edhe veten.

Pak pas orës 2 të mëngjesit, Harald ka vrarë binjakët shtatë vjeçar, djalë e vajzë, si dhe djalin tjetër 4 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur nën një çati të një ndërtese në lagjen elitare Mlinovi të Zagrebit, shkruan Indeksonline.

Pasi vrau fëmijët e tij, Harald ka tentuar vetvrasjen, por që ka dështuar. Përpara këtij krimi të tmerrshëm, ai njoftoi në Facebook se do t’i thoshte lamtumirë botës.

Trupi i palëvizshëm i një fëmije katërvjeçar ishte shtrirë në dhomën e gjumit ndërsa binjakët u mbytën në dhomën e ndenjes.

Harald u transportua në spital me shenja jete dhe po trajtohet në një nga spitalet e Zagrebit./Indeksonline/