08:49 / E Diele, 27 Qershor 2021 / OSH

Ngjarje e tmerrshme në Lipjan, nëna rrah fëmijën e saj 6 vjeç, e bën për spital/ rastin në Polici e lajmëroi bashkëshorti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lipjanit.

Sipas raportit të Policisë, të premten në mesditë, rreth orës 12:00, një nënë e ka rrahur fëmijën e saj 6 vjeç duke e goditur me mjetet të forta, transmeton Indeksonline.

6 vjeçari ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor. Rastin në Polici e ka lajmëruar bashkëshorti i të dyshuarës.

Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje. /Indeksonline/