Ngjarje si në filmat aksion, dy të rinj arrestohen pasi me veturë fillimisht iu ikën policisë (Foto)
Dy të rinj, pasditen e sotme, nuk iu kanë bindur urdhrave të zyrtarëve policor që të dalin nga vetura dhe më pas të njëjtit me shpejtësi kanë ikur nga “Qafa” në drejtim të “Kodrës së Trimave” në kryeqytet.
Policia i është vënë pas veturës së dyshimtë e cila është ndaluar afër Stacionit Policor në këtë lagje, raporton Indeksonline.
Aktualisht njëra pjesë e rrugës është e bllokuar në “Kodrën e Trimave” ndërsa në mes të rrugës ndodhet vetura e dyshimtë e cila do të kontrollohet nga zyrtarët policor.
Policia ka arrestuar dy të dyshuarit të cilën do të intervistohen për veprimin e bërë./Indeksonline/