11:46 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ngjarje tragjike në Deçan, 8 vjeçari vret me armë vëllain e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Berliq të komunës së Deçanit, ku një 8 vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë të vëllain dy vjet më të vogël.

Siç mëson Indeksonline, ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, ndërsa vrasja është bërë me armë të prindit të fëmijëve, me inicialet D.Ç

“Rasti ka ndodh dje kah ora 20:00. Vëllai 8 vjeçar me armë të babës së vet e ka vra vëllain e tij”, ka thënë për Indeksonline, një mik i familjarëve. /Indeksonline/