Ngjarjet e ditës në Kosovë
-
10:00Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim ambasadorin e ri të ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett. (Kabineti i kryeparlamentarit)***
-
10:00Komisoni parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, diskuton lidhur me fushatën për aktivizimin kundër dhunës në baza gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N10)
-
10:00Komisioni parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, mban dëgjim publik për Projektligjin për Inspektoratin e Punës. (Restorant “Orion”, Prishtinë) ***
-
11:00Organizata “Let’s Do It” organizon aksion pastrimi në komunën e Shtimes. (Hapësirat rreth Qendrës Rinore në Shtime)***
-
11:00Ministria e Financave në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe GIZ, do të mbajë ceremoninë e lansimit publik të Portalit të Transparencës. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P38)
-
11:00Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime iCHAT, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare nga Izraeli “Debate for Peace”, organizojnë edicionin e tretë të konferencës “Modeli i Kombeve të Bashkuara Kosova 2018”. (Fakulteti Filozofik, Salla e Konferencave)
-
11:00 – 17:00Me rastin e 20-vjetorit të rënies së tetë dëshmorëve rahovecas në malet e Pashtrikut, mbahen homazhe në kompleksin memorial në Krushë të Madhe (ora 11:00); Ndërsa nga ora 17:00, në Shtëpinë e Kulturës “Muhamet Malsori” do të mbahet akademi përkujtimore. (Rahovec)
-
11:00Në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave për të kërkuar të drejtat e tyre në trashëgimi”, Zyra e BIRN-it në Kosovë organizon tryezën ku do të diskutohet për të drejtat në pronë dhe trashëgimi dhe për analizën se si ligji përfaqëson gratë. (Qendra e konferencave “Orion”, Prishtinë)
-
11:15Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, pret në takim ambasadorin e ri të ShBA-së, Philip Kosnett. (Ministria e Punëve të Jashtme)
-
13:00Komisioni për Legjislacion diskuton lidhur me gjendjen në Gjykatën në veri të Mitrovicës. Të ftuar janë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri; kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi, dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C203) ***
-
13:00Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyrat e VV-së, Arbëri)
-
14:00Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj. (Ndërtesa e Qeverisë) ***
-
14:30Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) do të mbajë konferencë për medie për të informuar rreth ngjarjes që do të organizojë me Down Syndrome Kosova. (Objekti i OEK-ut, Prishtinë) ***
-
17:00Kuvendi vazhdon seancën plenare me pikat e papërfunduara më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor 2018, si dhe seanca tjetër, po ashtu me pikat e papërfunduara më 23 nëntor 2018. (Kuvendi i Kosovës) ***
-
17:00Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon sallonin e diskutimit “A është arsimi dhe edukimi profesional në përputhje me kërkesat e tregut të punës?’’ (Dit’ e Nat’ Libra, Prishtinë)
-
18:00Kosova si nikoqire do të zhvillojë ndeshjen e fundit ndaj Italisë, në kuadër të fazës së parë të Kampionatit Evropian të Pingpongut. (Pallati i Rinisë, Prishtinë)
-
18:00
Kosovo 2.0 organizon natë poezie “open mic” për të përmbyllur ekspozitën “Handle With Care”. (Zyrat e K2.0, rr. “Ferat Dragaj”, Prishtinë)
-
18:50Mbahet ceremonia e mbylljes së Panairit të Produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverse “Prishtina 2018’’. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
-
19:00Në kuadër të festivalit “Prishtina International Theater Festival – PITF 2018”, jepet shfaqja teatrore nga Shqipëria “Shërbëtoret”. (Teatri AAB “Faruk Begolli”)