07:14 / E Enjte, 02 Korrik 2020

Ngjarjet e ditës së sotme

Bëhet inaugurimi i zyrave të reja të BQK. (Ish-zyrat e Komunës së Prishtinës ndërmjet objektit të BQK-së dhe parkingut nëntokësor te ‘Hotel Grand’, Prishtinë, ora 10.00)

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe ambasadorja e BE në Kosovë Nataliya Apostolova marrin pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit për Covid-19, i cili do të dhurohet nga BE. (IKSHPK, Prishtinë, ora 10:00)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi takim me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri (Zyra e kryetarit, ora 10.00)

Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës të Prizrenit. (Salla e mbledhjeve, Shtëpia e Bardhë, 10:00)

Mbahet ceremonia e përurimit të Urës në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë. (Ora 11.00)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton stadiumin e qytetit. (Gjilan, ora 11:00)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në vënien e gurthemelit të stadiumit ndihmës në lagjen “Arbëria”. (Gjilan, ora 11:30)

Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësuar nga Ambasada britanike, nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora: 12:00)

SKOPI Studentor organizon aksion simbolik për të treguar realitetin e krijuar nga emërimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. (Ora 12:00)

IKD dhe INPO publikojnë raportin e monitorimit dhe hulumtimit në fushën e prokurimit publik “E drejta për ujë, peng i prokurimit”. (Hotel ‘Sirius’, Prishtinë, ora 14.30)

Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media me temën “Kërkesat për rimëkëmbjen ekonomike”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 15.00)

Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit, gazetarët e sportit takohen me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi. (Kabineti i ministres së MKRS-së, ora 15.15)

Mos i humb