07:55 / E Enjte, 20 Korrik 2023 / AR

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Ngjarjet e datës 20 korrik 2023.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) prezanton gjetjet dhe rekomandimet për bashkëpunimin rajonal të sigurisë në Ballkanin Perëndimor nga procesi i konsultimit. (Prishtinë, ora 09:30)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor të Organit Shqyrtues tw Prokurimit për vitin 2022 dhe Raportin vjetor Financiar të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim e shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

EcoKosWomen organizon hapjen e panairit me produkte të grave në agrobiznes. Marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Komuna e Prishtinës, donatorë ndërkombëtarë si dhe shoqatat nacionale nga fusha e bujqësisë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit e shqyrton Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

Nënshkruhet Marrëveshja e Binjakëzimit të Skenderajt dhe Vukovarit të Republikës së Kroacisë. (Komuna e Skenderajt, ora 11:00)

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, mban tryezë diskutimi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të medieve. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 12:00)

Komisioni për Integrim Evropian e shqyrton Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 14:05)

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës lanson platformën “ShijoKosovën”, që i dedikohet mërgatës.(Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 20:00).