07:17 / E Martë, 16 Nëntor 2021 / AR

Ngjarjet e planifikuara për sot

– Mbahet seancë dëgjimore publike për rastin e gazetarit Vedat Xhymshiti kundër Ministrisë se Punëve të Brendshme për shkeljen e të drejtave dhe lirive njerëzore dhe profesionale. (Gjykata e Apelit në Prishtinë, ora 9:00)

– Auditorja e Përgjithshme znj.Vlora Spanca raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Planit vjetor të auditimit, për sezonin e 2021/2022, të Zyrës Kombëtare të Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

– Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

– Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore raporton para Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport për punën tre mujore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

– Me rastin e përvjetorit të miratimit të Rezolutës 1325 e OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me UN-Women, organizojnë konferencën, me temën “Roli i grave në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë”.  (Hotel Emerald, ora 10:00)

– Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton shkresën nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

– Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën rezultatet dhe të gjeturat e Indeksittë Integritetit në sektorin e Mbrojtjes të realizuar nga Transparency International Defense and Security, ku 86 shtete janë matur në fuqinë e masave të tyre mbrojtëse kundër #korrupsionit në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë, dhe Kosova për herë të parë është pjesë e këtij vlerësimi. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)  

– Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të BE-së, Lukas Mandl mban konferencë për shtyp lidhur me zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 12:00)

– Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin nr. 08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

– Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton Projektligjin për Produktet biocide, shqyrton kërkesat të banorëve, të arritura në Komision, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin e Panelit për zgjedhjen e Zëvendësdrejtorit në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 15:00)

– Zhvillohet stërvitja e Kombëtares U21 të Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

– Hapet Galeria 17 me ekspozitën e parë “Make me coffee make me a sandwich”, kuruar nga Natalija Vujošević. (Galeria 17 Henrik Bariç, nr. 10 në Prishtinë, ora 19:00)

– Zhvillohet stërvitja e Kombëtares U21 të Shqipërisë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)