07:08 / E Enjte, 03 Qershor 2021 / AR

Ngjarjet e planifikuara për sot

– Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të pranoj donacion prej 5,000 dollar nga ish-ushtarja amerikane, Dr. Elaine Berkowitz, për Departamentin e Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë. (Rektorati i UP-së, ora 9:00)

– Vazhdon seanca plenare e Kuvendit në të cilën do të mbahet debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

– Dita e Informimit për Cilësinë e Ajrit mban aktivitet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

– Kryekuvendari Glauk Konjufca hap ditën e dytë të Festivalit Multikulturor me temën “Gruaja, arkitetkte e shoqërisë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

– Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, ora 12:00)  

–  Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin nga Parlamenti i Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:00)

– Mbahet seanca plenare e Kuvendit​ në të cilën do të mbahet interpelanca e Ministritë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)