07:09 / E Martë, 08 Qershor 2021 / AR

Ngjarjet e planifikuara për sot

– Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport interviston kandidatët për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 8:30)

– Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore organizojnë konferencën e publikimit të raportit “Mbrojtja nga diskriminimi në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

– Ministrja e Arsimit, Ministri MAP-it dhe MKRS-së raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të performances “Menaxhimi i kontratave publike të ndërtimit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

– Kryetari i Sindikatës se Pavarur te Sektorit Privat të Kosovës Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e përkeqësuar te punëtorëve të sektorit privat të Kosovës. (Zyret e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, ora 11:00)

– Qendra për Media në Çagllavicë në bashkëpunim me Forumin për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik prezanton rezultatet e analizës “Hapja e institucioneve ndaj qytetarëve në Kosovë”. (Qendra për Media në Çagllavicë, ora 11:00)

– Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit,  përkrahur nga CFD prezanton shfaqjen forum teatër dhe ekspozitën e klubit teatror të të rinjve të Lipjanit me titull “Çelësi Magjik”. (Qendra Kulturore “Tahir Sinani” në Lipjan, ora 12:00)

– Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti formon grupin punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shoqëritë tregtare si dhe shqyrton raportin e panelit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

 – Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)

Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media, e cila i dedikohet sigurisë në trafikun rrugor.