08:25 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ngjarjet e së shtunës në Kosovë

Mbahet konferenca “Komunitetet e të mësuarit së bashku” (Hotel “Sirius”, ora 09:00).

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën” (Parku i Gërmisë, hyrja te Porta, ora 10:00).

Shoqata Çamëria në Kosovë mban “Marsh për Bashkim” të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit me Republikën e Kosovës (Marshi do të nisë nga Biblioteka Kombëtare në orën 11:00 dhe do të vazhdojë deri te sheshi “Skënderbeu”) .

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 12:00) .

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Pejë (Restorant “Univers”, Pejë, ora 15:00) .

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Gjakovë (Restaurant “Swiss Bistro”, Gjakovë, ora 17:00).