07:13 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ngjarjet që do ndodhin sot në Kosovë

Mbahet takimi i 158-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Prokuroria e Shtetit, ora 09:00)

Ministria e Punëve të Jashtme organizon konferencën ndërkombëtare “Siguria dhe Bashkëpunimi Rajonal në Evropën Jug-lindore, transformimi i Forcës së Sigurisë dhe Perspektiva Euro-Atlantike e Rajonit”. (Hotelin “Swiss Diamond”, ora 09:30)

Komisioni Konsultativ per Politike Ndeshkimore mban tryezë diskutimi. (Ora 09:45)

Mbahet manifestimi “Ditën e Forcës”. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. (Komuna e Vushtrrisë, ora 10:00)

Hapet panairi “Blej shqip”. (Sheshi “Skënderbeu”, në Prishtinë, ora 10:30)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon konferencën “Toleranca & Siguria Njerëzore e të Rinjve në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:30)

Zbulohet pllaka përkujtimore për Demonstratën e vitit 68-të. (Sheshi “Edit Durham” në Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. (Kuvendi i Kosovës, Salla N 10, ora 11:00)

Bëhen homazhe për dëshmorët Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj. (Holli e Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bën homazhe të arkivolet e dëshmorëve, gjeneral-major Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj. (Holli i Kuvendit, ora 12:00)

Akademia përkujtimore për dëshmorët Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj. (Teatri Kombëtar, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Mandate. (Kuvendi i Kosovës, Salla C 203, ora 13:00)

Prezentohet projekti i qendrës tregtare “Galeria Shopping Mall” në Prizren. (Hotel “Swiss Daimond”, ora 13:30)

Rinia Partisë Demokratike zhvillon aktivitet tek Stacioni i Autobusëve, mbrapa Teatrit Kombëtar, ku do të rregullohen ulëset e pritjes për udhëtarët. (Stacioni i Autobusëve, mbrapa Teatrit Kombëtar, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike. (Kuvendi i Kosovës, Salla N 303, ora 14:00)

Mbahet akademi përkujtimore kushtuar Gjeneral-major Agim Bajrami – Komandant Zefi. (Tetari Kombëtar në Prishtinë, ora 14:00)

Nën patronatin e kryeministrit të Republikës, Ramush Haradinaj, bëhet rivarrimi i dëshmorëve gjeneral-major, Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj. (Varrezat e dëshmorëve të kombit në Velani, ora 14:30)

Mbahet tryeza “Tregtia me abortet”. (Hotel “Sirius”, ora 15:00) Vazhdon Festivali “Rapsodi shqiptare”. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Skenderaj, ora 16:00)

Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon konferencën “Gratë në Politikë dhe Qeverisje: Perceptimet e të rinjve”. (Venture UP, Prishtinë, ora 16:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e afreskut të Skënderbeut, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. (Ipeshkvia e Kosovës në Prizren, ora 17:00)

Hapet ekspozita “Insta Green”. (Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian në Kosovë, ora 18:00)