Ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë për 28 nëntor
Në ditën e sotme, kur shënohet Pavarësia e Shqipërisë janë paraparë një varg aktivitetësh të ndryshme.
Duke filluar nga homazhet e shumë aktivitete të tjera, transmeton Indeksonline.
Me karakter human është bërja me shtëpi e 28 familjeve nga Halil Kastrati.
Ndërsa, sot do të bëhet edhe ndërrimi i komandantit të KFOR-it.
Shikoni të gjitha ngjarjet të cilat janë përmbledhur më poshtë./Indeksonline/
– Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe deputetë e aktivistë të Lëvizjes bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial i Familjes Jashari dhe vizitë në Familjen Jashari. (Prekaz, ora 8:00)
– Nën patronatin e Kryeparlamentarit Kadri Veseli, për nder të festës së 28 nëntorit, bëhen homazhe dhe nderime tek Kulla e Isa Boletinit. (Boletin, ora 10:00)
– Komuna e Istogut organizon turnir në futboll të madh. (Stadiumi i qytetit në Istog, ora 10:00)
– Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka bëjnë përurimin e muzeut të Landovicës. (Landovicë në Prizren, ora 10:00)
– Komuna e Gjilanit bën homazhe tek varret e dëshmorëve. (Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 10:00)
– Bëhët promovimi i librit për Ibrahim Uruqi – Hushi të autorit Njazi Idrizi. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 10:00)
– Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Komandantit në largim të KFOR-it, gjeneralmajor General Salvatore Cupci dhe Komandantit në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’addario. (Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it, Kampi “Film City”, ora 11:00 – mediat duhet të arrijnë tek stacioni i autobusave para ndërtesës së Radio Kosovës, ora 9:30)
– Kryeministri Ramush Haradinaj merr pje​së në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it. (Film City, ora 11:30)
– Për nder të 28 Nëntorit Festës së Flamurit kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 11:00)
– Komuna e Istogut organizon bën homazhe dhe vendos lule tek Lapidari i Dëshmorëve dhe tek varri i ish kryetarit të Istogut Fadil Ferati. (Istog, ora 11:00)
– Lëvizja Vetëvendosje organizon tribunë për integrimin ekonomik kombëtar. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 12:00)
– Mbahet ceremonia e hapjes së Projektit tradicional, edukativo-arsimor dhe me karakter kombëtar ‘’Panairi I Shkencës dhe Kulturës’’. (Palestra Sportive ‘’Jeton Tërstena-Tota’’ në Vushtrri, ora 12:00)
– Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës bën homazhe te varrezat e Familjes Jashari në Prekaz. (Prekaz, ora 12:30)
– Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së 28 banesave. (Shtëpia e Kulturës në Prizren, ora 14:00)
– Komuna e Istogut organizon program kulturo-artistik me këngë dhe valle. (Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 14:00)
– Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së 28 banesave për 28 familje në nevojë. (Shtëpia e Kulturës në Prizren, ora 14:00)
– Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për nder të 106 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. (Hotel Amazona, ora 18:00 )