18:03 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ngjyra që frymon me harmoni

Qysh në kohët e lashta të pasurit e kanë përdorur në pallatet e tyre, në mënyrë që me bukurinë dhe elegancën e saj t’i bënte enterierët e tyre edhe më të bukur e elegantë.

Mund të thuhet që ngjyra vjollce dhe ajo e errët vjollce mund të kalojnë nëpër të gjitha stilet e rregullimit, duke filluar nga ai klasik e deri te stilet më moderne të rregullimit të enterierit.

Në dhomën e ditës përdoret shumë shpesh, ndërsa ajo që e bën atë të duket më ndryshe është se kryesisht thuhet që personat më të guximshëm ose ata të cilët pëlqejnë të eksperimentojnë e përdorin këtë ngjyrë si bazë në dhomën e tyre të ditës.

Nëse nuk jeni aq të sigurt që ngjyra vjollce dhe ajo e errët vjollce të jetë dominuese në dhomën tuaj të ditës, atëherë zgjidhni ndonjë detaj ose pjesë të mobilieve me atë ngjyrë.

Mund të gjeni ndonjë tepih me këtë ngjyrë dhe kështu ta pasuroni enterierin tuaj dhe ta bëni atë më të bukur dhe më interesant për vete, familjarët dhe mysafirët tuaj.

Nëse doni që dhomën tuaj të fjetjes ta zbukurojë kjo ngjyrë, më së miri blini mbulesa me atë ngjyrë. Këtë ngjyrë mund ta kombinoni me të bardhën, ngjyrën e kafesë, të hirtën dhe me shumë ngjyra të tjera.

luxury-living-room-set-70-modern-interior-design-ideas-12-581
dakr-purple-living-room
Classic-Bedroom-Concept-with-Purple-Wool-Rug-and-Decorative-Wall-Picture-Using-Purple-Bed-Linen

appealing-modern-bedroom-decorating-ideas-with-black-and-purple-wall-paint-color-themes-also-featuring-contemporary-white-low-profile-bed-floating-style-incorporates-black-f
purple-bathrooms