22:48 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Ngjyrat e flokëve që do të jenë in në këtë pranverë

Me kaq shumë hije të bjondes që mund të zgjidhni, është e vështirë të ndani mendjen e veçanërisht nëse nuk dëshiron të dukeni si çdo person tjetër në Instagram (bjonde gjithandej apo jo…)

Pra, në vend që t’ia lini në dorë parukieres apo të zgjidhni një ngjyrë bazike, luani me hijet dhe përqafoni trendin më të ri, që do t’ju bëjë të harroni të verdhën e artë  ! Një përzierje midis rozës, platinit , bjondja e hirtë, është  një ngjyrë që i shkon çdo tonaliteti lëkure, vetëm duhet të gjeni hijen që ju shkon përshtat.

Për t’ju ndihmuar, Living ka përmbledhur më poshtë 10 idetë më të bukura,që do t’ju bindin të lyeni flokët sa më shpejtë të jetë e mundur. Janë ngjyra të guximshme dhe aspak monotone, ndaj shfletoni galerinë, frymëzohuni e ruani fotografitë që ju pëlqejnë më shumë për t’ia treguar parukieres.