23:15 / E Martë, 16 Gusht 2022 / OSH

Ngriten temperaturat deri në 33 gradë të mëkurën


17.08 – Nxehtë e kryesisht me diell.
18.08 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.
19.08 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite vende-vende mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima.

Temperaturat shënojnë rritje në të dy vlerat ekstremet. Minimalet nga 13C ditën e hënë, deri në 19C, të premten. Temperaturat maksimale në fillim të javës luhaten ndërmjet 28C e 30C, ndërsa deri të premten shënojnë rritje në 35C e 36C.
Erërat frynë nga perëndimi e jugperëndimi 3-12m/s.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.