22:45 / E Shtunë, 18 Qershor 2022 / OSH

Ngriten temperaturat nga java e ardhshme

Javën e ardhshme kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.

17.06.2022 – Mot më i freskët, me erë po parashihet për ditën e shtunë, me intervale më të gjata me diell, por me mundësi për riga lokale shiu.

Nga dita e diel pritet përmirësim i motit, me më shumë diell dhe rritje të temperaturave, ndjeshëm mbi vlera mesatare nga mesi i javës së ardhshme.

Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.

Indeksi i rrezeve ultraviolete mbetet në vlera shumë të larta edhe përgjatë ditëve të fundjavës, prandaj edhe rekomandohet që t’i shmangemi ekspozimit më të gjatë në diell orëve të mesditës.

19.06 – Më ngrohtë, e kryesisht me diell.

20.06 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

21.06 – Nxehtë dhe kryesisht me diell. 

22.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.

Temperaturat shënojnë rritje.  Minimalet nga 11C deri 17C, e maksimalet nga 24C e 27C në fundjavë, deri në 34C ditën e mërkurë.

Në fundjavë frynë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 7-15m/s, e nga e hëna ndryshon drejtimin në jugperëndimore.

Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta me tendencë të rënies në fillim të javës.