17:32 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ngritët aktakuzë ndaj 6 të akuzuarve për përgatitjen e veprave terroriste në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve B.B; R.K; G.SH; A.A; L.M; dhe E.H.

Prokuroria njofton se ndaj të pandehurve B.B; R.K e G.SH, ka ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”, nga neni 144 paragrafi 3 lidhur  me veprën penale  ”kryerja e veprës terroriste”, nga neni 136 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së,  veçmas ndaj të pandehurit B.B është për veprën penale “lehtësimi në kryerjen e terrorizmit” neni 138 paragrafi 1 KPRK-së,  e G.SH është për veprën penale “rekrutimi për terrorizëm” nga neni 139 të KPRK-së.

Ndërkaq, ndaj të pandehurës E.H, Prokuroria Speciale  ka ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 144 paragrafi 1 lidhur  me veprën  penale  “kryerja e veprës terroriste nga neni 136 paragrafi 1 të KPRK-së.

Po ashtu, ndaj të pandehurve A.A dhe L.M, PSRK-ja, ka ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale “mos lajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre” nga neni 386 paagrafi 1 nënparagrafi 1.4 të KPRK-së, dhe veçmas ndaj të pandehurit L.M edhe për shkak të veprës penale “mbajtja në pronësi, kontroll  ose posedim të   paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së./Indeksonline/