13:25 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ngritët aktakuzë ndaj sulmuesit të hajnit që vodhi në Tyrbe

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.B., për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, nga neni 189, paragrafi 5, të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.B., me datë 15.09.2018, në fshatin Duzhnje, Komuna e Gjakovës, në oborrin e objektit fetarë “Tyrbja e Zenel Dervish Danës”, i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit A.A., në atë mënyrë që pasi i dëmtuari ishte vërejtur duke vjedhur në këtë ketë objekt, i pandehuri e godet me mjetë të fortë në kokë duke i shkaktuar thyerje të kockës së kokës.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.

Prokurori i rastit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që i pandehuri të shpallet fajtorë dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.