09:11 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / AR

Ngritet padi kundër Dua Lipës, ja për çka akuzohet

Dua Lipa është paditur për publikimin e fotografive të paparacëve të saj.

Këtë herë, një fotograf me qendër në New York, i quajtur Robert Barbera, po pretendon se këngëtarja ka shkelur të drejtat e autorit pasi këto fotografi ai i kishte realizuar në korrik 2018 në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.

Dua Lipa sued for second time after posting paparazzi photos of herself on  Instagram

“Pa leje ose autorizim nga paditësi, i pandehuri zgjodhi, kopjoi dhe shfaqi vullnetarisht secilën nga fotografitë e mbrojtura nga e drejta e autorit të paditësit,” thuhet në ankesë.

Fotot në fjalë tregojnë Lipën e veshur me një pulovër të zezë që mban fjalën “HEROES” me shkronja të mëdha.

Barbera ka histori të padive kundër të famshmëve për postimin e fotove të tij në llogaritë e tyre sociale. Në maj 2019, ai paditi Ariana Grande për postimin e fotove që ai i bëri asaj në Instagram dhe vazhdoi me një padi të dytë, të ngjashme kundër këngëtares në janar 2020.

Në tetor 2019, ai paditi Justin Bieber për të njëjtën arsye në një çështje që u zgjidh shpejt jashtë gjykatës./Indeksonline/

Dua Lipa