13:57 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Ngushtohet lista për çmimin “Lojtari i vitit në Premierligë”

Manchester City ka tre lojtarë në listën e gjashtë lojtarëve për çmimin “Lojtari i Vitit në Premierligë”.

Mesfushori Bernardo Silva, sulmuesi Raheem Sterling dhe Sergio Aguero janë të nominuar nga Manchester City.

Rivalët e titullit, Liverpool përfaqësohen nga mbrojtësi Virgil van Dijk dhe Sadio Mane. Në garë për këtë çmim është edhe Eden Hazard.

Fituesi shpallet të dielën e 28 prillit me një ceremoni në Londër./Indeksonline/