11:24 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Ngushtohet lista për trajnerë te Reali, tre favoritët

Largimi i Santiago Solarit nga Real Madridi është i sigurt, edhe pse galaktikat pak muaj më parë i ofruan kontratë të re.

Janë tre emra favoritë për pankinën e Realit, e që njëri nga ta do të zyrtarizohet në muajin qershor.

Allegri është dëshira e parë për madrilenët. Kjo do të varet nga Juventus nëse do ta mbajnë edhe më tutje italianin.

Plani i dyte është Pochetino. Nëse vjen trajneri i Tottenham, bashkë me të synohet Kane apo Eriksen.

Joachim Low po ashtu është pjesë e listës. Selektori gjerman ka qenë dëshirë e kahmotshme  e Realit dhe ndoshta është momenti për tu bërë realitet. /Indeksonline/