08:35 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Nicki Minaj ndryshon pamjen, ja si duket tani

Këngëtarja e njohur Onika Tanya Maraj, e njohur me emrin artistik Nicki Minaj, njihet si një repere tejet e suksesshme dhe e dashur për publikun gjithandej nëpër botë, shkruan Indeksonline.

Reperja me origjinë nga Trinidad and Tobago, është krijuese e shumë hiteve duke bërë për vete miliona fansa.

Përpos suksesit në muzikë, ajo njihet edhe për pamjen e saj gjithnjë të nxehtë, dhe guximin që ka për të eksperimentuar me pamjen e saj.

Shpesh herë ajo ndryshon stilin e flokëve, duke befasuar fansat e saj.

Kësaj radhe ajo ka provuar flokët ngjyrë rozë, duke u pëlqyer shumë nga më shumë se 100 milionë fansa që e ndjekin reperen në Instagram. /Indeksonline/