18:12 / E Premte, 08 Maj 2020 / indeksADMonline

Nicki Minaj shtatzënë? Ngrit përsëri dyshimet

Nicki Minaj ka ngjallur thashetheme se ajo mund të jetë në pritje të fëmijës së saj të parë me burrin Kenneth “Zoo” Petty, pasi ka bërë tweet për përvojën e simptomave të zakonshme të shtatzanisë – përfshirë dëshirat për ushqim.

Reperi 37-vjeçar filloi të ngjallw dyshime të enjten, ndërsa organizoi një sesion në Twitter Q&A për të promovuar në remixin e ri “Say So” të Doja Cat.

Reperja në njërën nga përgjigjet vazhdoi të ngacmojë ndjekësit se brenda dy muajve do të publikojë një fotografi të fëmijës së saj, anipse bota nuk është ende gati, për shkak të pandemisë coronavirus.

Kjo nuk është hera e parë që Minaj ka nxitur spekulimet e shtatzënisë. Në korrik, vargu i saj për  këngën e Chance Rapper , “Zanies and Fools”, kishte fansat të pyesnin nëse një foshnjë ishte në rrugë pasi Minaj tha që ajo do të ishte “nënë”.

Sugjerime të tjera janë shfaqur në të kaluarën, përfshirë atë të vitit të kaluar kur Minaj i tha një fansi se ajo tashmë kishte zgjedhur emrat e foshnjeve.

Minaj dhe Petty filluan takimet në 2018 dhe u martuan në tetor 2019.

Në vitin 2015, Minaj parashikoi që ajo do të ishte grua dhe nënë deri në vitin 2025./Indeksonline/