17:13 / E Shtunë, 06 Mars 2021 / B O

Nicolas Cage martohet me të dashurën e tij tridhjetë vjet më të re

Nicolas Cage është martuar për të pestën herë, muajin e kaluar.

Aktori 56 vjeçar ka lidhur kurorë me të dashurën e tij 26 vjeçare Riko Shibata në një ceremoni të vogël në Los Angjelos, në të cilën ishin të pranishëm edhe ish-gruaja e tij dhe fëmijët.

Fituesi i çmimit “Oscar” është martuar me Rikon në një ceremoni intime në një hotel, më 16 shkurt.

Cage, martesa e katërt me Erika Koike e të cilit kishte përfunduar pas katër ditësh, në vitin 2019, ka deklaruar se është i lumtur në lidhjen e tij të re.

Bashkëshortja e tij tashmë, Riko, në ceremoninë e martesës kishte veshur kostume japoneze, të punuara me dorë.