Nicolas Jeckson pranon gabimin dhe kërkon falje për kartonin e kuq ndaj Flamengos

Nicolas Jeckson ishte një prej fytyrave tragjike në humbjen e Chelseas ndaj Flamengos, në Kupën e Botës për Klube.
Sulmuesi senegalez u përjashtua nga loja direkt me karton të kuq, tre minuta pas inkuadrimit, pasi bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj lojtarit kundërshtar, shkruan IndeksOnline.
NICHOLAS JACKSON RED-CARD #flamengovschelseapic.twitter.com/a2uXlqAXNl
— BUKAYO 🌶 (@BestOfBukayo) June 20, 2025
Jeckson përmes një reagimi në rrjetet sociale, i ka kërkuar falje klubit dhe tifozëve të Chelseas, duke pranuar gabimin që bëri.
“Dua të them më fal. Klubit, stafit, bashkëlojtarëve dhe të gjithë tifozëve që shikojnë, ju zhgënjeva. Një tjetër karton i kuq dhe sinqerisht, jam shumë i zemëruar me veten time.
Unë punoj shumë çdo ditë për të ndihmuar ekipin që të mos na vendosë në këtë lloj situate. Ende nuk e kuptoj plotësisht se si ndodhi dhe një gjë është e qartë: nuk ishte e qëllimshme.
Vetëm një moment futbolli që shkoi në rrugën e gabuar. Pa justifikime. Unë marr përgjegjësinë e plotë. Do të reflektoj kështu do të rritem, dhe do të kthehem më i fortë për distinktivin dhe gjithashtu për këdo që beson në mua. Më vjen keq. Më vjen keq. Na vjen keq.”, ka shkruar Nicolas Jeckson./IndeksOnline/