18:41 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / Blerim

Nielsen: Kualifikimin ia dedikojmë Florijanës, ajo po na shikon nga lartë!

Kombëtarja e Zvicrës në konkurrencën e grave është kualifikuar në Kampionatin Europian.

Në verën e vitit 2019, menjëherë pasi Nils Nielsen mori detyrën si trajner – lojtarja shqiptare e Kombëtares së Zvicrës, Florijana Ismaili u gjend e vdekur në një liqen, shkruan IndeksOnline

Pas kualifikimit të Zvicrës në Kampionatin Europian, trajneri e kujton edhe ‘Florin’.

“Këtë kualifikim ia dedikojmë Florit. Mendoj se ajo po na shikon nga lartë”, ka thënë Nils Nielsen.

Ismaili ndërroi jetë në moshë të re në një liqen ‘Como’ të Italisë.

Ajo ka bërë afro 35 paraqitje për Kombëtaren e Zvicrës dhe ishte një nga futbollistet më të mira./IndeksOnline/