12:18 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Niko Kovac po e sheh fundin, Bayern i gjen zëvendësuesin

Ekipi gjerman Bayern Munchen është duke kaluar në një krizë të rezultateve. Trajneri Niko Kovac duket se i ka ditët e numëruar në stolin e bavarezëve.

Sipas raportimev nga ‘Bild’ Bayern Munchen  po e konsideron Arsen Wengerin si zëvendësues të Niko Kovacit, transmeton Indeksonline.

Aftësitë menaxhuese dhe përvoja po shihen si të përshtatshme për ekipin e Bayernit.

Bavarezët gjendën në pozitën e pestë me nëntë pikë më pak se vendi i parë./Indeksonline/