Niko Kovac tregohet realist: Nuk e shoh Dortmundin kandidat për titull!
Niko Kovac realist për garën me Bayernin: “Nuk e shoh Dortmundin duke luftuar për titull sezonin e ardhshëm.”
Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, ka ulur pritshmëritë për sezonin e ardhshëm në Bundesligë, duke pranuar diferencën e madhe mes klubit të tij dhe Bayern Munich, shkruan Indeksonline
“E di që të gjithë presin që ne të ecim vazhdimisht përpara, të jemi më të shpejtë dhe më të mirë. Por nuk e shoh Dortmundin duke luftuar me Bayernin për titull vitin e ardhshëm. Nuk jam naiv, jam realist dhe mundohem t’i shoh gjërat në perspektivë.”
Kovac theksoi gjithashtu avantazhin financiar të bavarezëve:
“Bayerni ka shumë më tepër para dhe shumë më tepër superyje sesa ne.”./Indeksonline/

