10:00 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Nikolla Gruevski sërish del para gjykatës

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski edhe sot do të paraqitet në gjykatë për rastin “Trajektorja” që po hetohet nga ana e Prokurorisë Speciale.

Bashkë me të të akuzuar janë edhe ish-zv/kryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i transportit, Mile Janakievski si dhe ish-drejtori i Agjencisë së rrugëve shtetërore, Lupço Georgievski.

Mbi këta ish funksionarë të VMRO-së rëndon akuzua se nga mesi i 2012 dhe në fillim të 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime duke shkelur kompetencat dhe ligjet në përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Miladinovc – Shtip dhe Kërçovë –Ohër.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime ata kanë keqpërdorur miliona euro në dëm të shtetit, ndërsa në llogari të protagonistëve të përfshirë në këtë rast. /Indeksonline/