20:05 / E Diele, 25 Gusht 2019

Nikon zbulon fituesin në garën për foton më të mirë

Spanjollja, Sara De Antonio Feu është cilësuar si fituesja e çmimit të madh 2018/19 të Konkursit Prestigjioz të fotografise Nikon.

Njoftimi u bë në një eventë të veçantë në Tokio, të Premten kur ky konkursi festoi 50 vjetorin, transmeton Indeksonline.

Fotografia fituese e fuqishme e De Antonio Feu u bë në Gana dhe tregon Ayimpoka, një vajzë e re me albinizëm, një çrregullim gjenetik që shpesh mund të çojë në diskriminim në vend.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve fotografja tha ishte e prirur të nxirrte në pah çështjen e diskriminimit të bazuar në ngjyra nga një kënd i freskët, dhe në imazhin e saj dëshironte të përçonte nivelin e thellë të dashurisë dhe kujdesit që Ayimpoka merr nga motra e saj.

Fituesi i çmimit të madh u zgjodh nga përzgjedhjet më të mira në dy kategori fotografish, si dhe një kategori me film të shkurtër./Indeksonline/.