12:58 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

”Ninja” synon të rikthehet për ndeshjen kundër Barçës

Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan besohet se është duke synuar që të rikthehet për ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës.

Mesfushori belg është aktualisht duke vuajtur nga një lëndim, të cilin e pësoi në derbin e Milanos.

Ish-anëtari i Romës u lëndua pas një dueli me Lucas Biglian në ”San Siro”, dhe testet treguan se ai ka lënduar kyçin e këmbës, transmeton IndeksOnline.

Definitivisht, Radja do të mungojë në ndeshjen e nesërme në ”Camp Nou”, si dhe në ndeshjen e së hënës ndaj Lazios në Romë.

Sipas Gazetta dello Sport, megjithatë, Nainggolan synon që të rikthehet për ndeshjen me Barçën me 6 nëntor./IndeksOnline/