11:06 / E Martë, 14 Qershor 2022 / C E

Nis edicioni i 22-të i Javës Olimpike

Ka nisur edicioni i 22-të i Ditës dhe Javës Olimpike në Kosovë, i cili do të zgjasë nga 13 deri më 17 qershor.

Organizimi i këtij manifestimi bëhet nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme sportive në të gjitha komunat e Kosovës. 

Presidenti i KOK -ut, Ismet Krasniqi ka thënë se këto aktivitet kanë për qëllim kryesor masovizimin sa më të madh të sportit në vendin tonë dhe që përmes këtij organizimi do të synohet aktivizimi i rinisë në sport. 

Këto aktivitete do të zhvillohen në 26 komuna ndërsa manifestimi qendror do të mbahet më 17 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.