11:41 / E Enjte, 07 Tetor 2021 / LB

Nis gjykimi në Hagë, Hysni Gucati: Jam i pafajshëm plotësisht

Ka filluar në Hagë gjykimi i Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, dy udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës.

Ata akuzohen se ‘kanë penguar drejtësinë’.

“Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe ndihmësit tjerë ishin të vetëdijshëm se si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të tyre, mund të nxisnin kryerjen e veprave penale apo të ndihmonin në kryerjen e tyre. Gucati dhe Haradinaj kryen veprën penale të pengimit të punës zyrtare, frikësimit gjatë procedurës penale, hakmarrjes dhe shkeljes së fshehtësisë së procedurës dhe identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur. Gucati dhe Haradinaj mbajnë përgjegjësinë për kërcënim, vepër penale për kërcënim në rrjete sociale”, lexoi gjykatësi.

Më pas, prokurori ka pyetur Gucatin lidhur me deklarimin e tij për fajësinë ose pafajësinë. Pjesë e transkriptuar:

Gucati: Para se t’ju drejtohem, kisha dashtë me e lexu biografinë time, nja dy minuta.

Prokurori: Zotëri Gucati, a deklaroheni fajtor ose jo për akuzat e ngritura kundër jush, po ose jo?

Gucati: I pafajshëm jam plotësisht.