08:01 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / Blerim

Nis Gucci Fest, shfaqje e sfilata

Në fund të majit, drejtori artistik i Gucci-t, Alessandro Michele, njoftoi vendimin e rëndësishëm të markës. Në Instagram, Gucci postoi pjesëza nga ditari i Michele-s, të cilat ishin formë shënimesh të mbajtura gjatë karantinës.

“Unë do të braktis ritualin e lodhshëm të shfaqjeve sezonale për të filluar një kadencë të re, më afër qasjes sime. Do të takohemi vetëm dy herë në vit, për të prezantuar kapitujt e një historie të re,” shkroi ai. Michele premtoi një “univers ndryshe”. Me terma praktikë, Gucci njoftoi do të braktisë shfaqjet para-sezonale si edhe sfilatat e koleksioneve pranverë/verë dhe vjeshtë/dimër.

Me fjalë të tjera, qëllimi i Gucci-t është që të organizojë Javën e vet të Modës. Për momentin, një gjë e tillë po vjen në formën e GucciFest. GucciFest është një mini-serial me shtatë seri, i cili ndjek një personazh të quajtur Silvia. Silvia zgjohet në apartamentin e saj në Romë dhe endet rrugëve të qytetit.