07:55 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Nis java e modës në Milano, surprizat e sezonit të ri do t’i dashuroni

Java e modës në Milano është ndryshe dhe kjo jo sepse e themi ne, por sepse markat që prezantojnë koleksionet e tyre në këtë vend janë atë që mezi presim të shohim! Prada, Jil Sander dhe Gucci, ëndrra e çdo vajze që ndjek modën!

Ditën e djeshme nisën shfaqjet në kryeqytetin e modës në Itali dhe Prada ishte ndër market e para që na njohu me tendencat e reja të pranverë-verë 2020. Në fakt ishin tre, krahas Pradës, Alberta Ferreti dhe Jil Sender sollën propozimet e tyre dhe esencën e tyre kemi përmbledhur në listën e mëposhtme.

Prada
Thjeshtësi në pranverë, ky është sugjerimi i parë që na vjen nga koleksioni i prezantuar nga Prada. Me një ndërthurje të modës së viteve 20’, viteve ’70 dhe minimalizmit të viteve ’90, gruaja që do të vishet me Prada në sezonin e ri do të jetë një grua moderne që do të veshe xhaketë të bardhë, kostum lëkure apo fustan mëndafshi,kjo sepse ajo dëshiron të ketë gjithmonë një look ‘inteligjent’.

Alberta Ferreti
Pranvera e Alberta Ferreti është një kombinim elementësh praktike që i rezistojnë kohës, moderne, bohemiane me jumpsuit-e dhe veshje që janë gati për disa pushime të pamenduara.

Jil Sander
Të pastra, të thjeshta, të strukturuara, gjeni sinonimin e preferuar për ta përshkruar këtë koleksion, por Jil Sander erdhi në këtë sfilatë për të vulosur trende. Thekë dhe shpatulla të ekzagjiruara me vata të mëdha, një tendencë që të gjitha do ta dashurojmë, por askujt s’do t’ia merrte mendja që do na duhej për t’u dukur trendy.