12:40 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / A. M.

Nis lufta ekonomike e botës ndaj Rusisë, monedha e tyre pëson rënie drastike

Asetet ruse u ulën pasi sulmet ushtarake anembanë Ukrainës nxitën veprime urgjente të Bankës Qendrore.

Efect de bumerang pentru Putin. Ce s-a întâmplat cu rubla rusească este  fără precedent! | Ziarul National

Kësisoj, investitorët u përgatitën për raundin më të ashpër të sanksioneve perëndimore deri më tani, duke fshirë deri në 259 miliardë dollarë në vlerën e tregut të aksioneve.

Monedha ruse, rubla u ul në një nivel të ulët rekord, kostoja e sigurimit të borxhit rus ndaj mospagimit u rrit në nivelin më të lartë që nga viti 2009 dhe tregjet e aksioneve ranë deri në 45% – rënia e tyre më e madhe ndonjëherë.

Raportohet se Banka e Rusisë tha se do të ndërhyjë në tregun valutor për herë të parë në vite dhe do të marrë masa për të zbutur paqëndrueshmërinë në tregjet financiare.