Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kryesia e Kuvendit sapo ka nisur mbledhjen e radhës, ku në rend dite janë pikat për seancat e kaluara dhe propozimi i rendit të ditës për seancën e re plenare.
Në rend dite është seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024, shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje,
Po ashtu, në rend dite është vazhdimi i Seancës së Jashtëzakonshme, të filluar më 16.10.2024, debati Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Sot Kuvendi mban seancën e radhës prej orës 12:00./Indeksonline/