Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, mungon Lista Serbe
Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Në këtë mbledhje do të caktohet vazhdimi i seancës të mbetur gjysmë për ratfikimin e marrëveshjes së demarkacionit,shkruan Indeksonline.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë mungon përfaqësimi i Listës Serbe.
Në seancën që do të caktojë sot Kryesia do të diskutohen edhe pikat tjera që kanë mbetur, me disa nga pikat e që njëra është interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me rritjen e pagave për kabinetin qeveritar./Indeksonline/