75 Mall Live Search
19:44 / E Martë, 28 Prill 2026 / KV

Nis me vonesë seanca vendimtare për presidentin, afati kushtetues përfundon në mesnatë

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të bëhet përpjekja e radhës për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Seanca ishte paraparë fillimisht të mbahej në orën 10:00, më pas u shty për në orën 14:00 dhe më vonë sërish për në orën 19:00, por edhe këtë herë filloi me vonesë.

Vonesat kanë ardhur në një situatë të tensionuar politike, pasi partitë opozitare kanë vendosur të mos marrin pjesë në këto seanca.

Ndërkohë, ora po numëron për institucionet, pasi në mesnatë skadon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës./IndeksOnline/