Nis numërimi i votave me kusht dhe me postë për Prishtinë (Video)
(I plotësuar) – Ka nisur numërimi i votave me kusht për Prishtinën.
Pas tyre, do të numërohen edhe votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta./Indeksonline/
………………………………………………….
Pas pak minutash pritet të nisë numërimi i votave me kusht dhe me postë për Prishtinën dhe Prizrenin.
Indeksonline mëson se numërimi do të nisë pas 10 minutash.
Këto vota do japin rezultatin përfundimtar se kush do të jetë kryetarët e këtyre dy komunave.
Në Prishtinë kandidatë janë Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje, kundër Arban Abrashit të LDK-së.
Deri sa, në Prizren kandidatë janë Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Shaqir Totaj i PDK-së./Indeksonline/