75 Mall Live Search
11:31 / E Premte, 29 Maj 2026 / S Z

Nis rrënimi i “Patronit”, do të ndërtohet objekti i Ministrisë së Bujqësisë

Ka nisur zyrtarisht faza e punimeve në kuadër të projektit “Rrënimi i objekteve ku do të ndërtohet objekti i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”.

Me këtë rast, ka filluar rrënimi e ish-pompës së derivateve “Patroni”, në hapësirën ku është planifikuar ndërtimi i objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Punimet nga afër i ka përcjellë ministri i Bujqësisë, Armend Muja, i cili ishte i pajisur me jelek dhe kapelë pune, duke parë nga afër  zhvillimin e procesit të rrënimit./Indeksonline/