Nis seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, 10 pika në rend të ditës
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme plenare, e cila fillon në ora 17:00.
Në rend dite janë disa nga projektligjet e propozuara gjatë seancës së sotme nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci. Këto pika nuk kanë marrë mbështetjen e partive të tjera, me arsyetimin se po trajtohen me urgjencë dhe pa analiza të mjaftueshme.
Rendi i ditës përfshin:
1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg
2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-026 për Shërbimet e Pagesave
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI “Prishtina 2030”
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-021 për Financimin dhe Menaxhimin e Resurseve Ujore
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-024 për Lëndët Plasëse
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore

