10:38 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nis seanca e Kuvendit, në rend dite debati për dialogun me Serbinë (Video)

Pas më shumë se gjysmë ore nga koha e paralajmëruar, Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet për seancën e radhës plenare.

Në seancën që pritej të nis nga ora 10:00 janë në rend dite 18 pika, e njëra ndër to është debati parlamentar për dialogun me Serbinë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë pikat e rendit të ditës:

Pikat e papërfunduar nga seancat plenare të mbajtura më 19 qershor dhe 23 korrik 2018:

Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të  Kosovës për vitin 2017,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-090 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian,

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-094 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-066 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-064 për Patentë Shoferi,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-068 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2003/11 për Rrugë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-120,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-069 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-070 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-179 për Transportin Rrugor,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-071 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-183 për Transportin Tokësor të Mallrave të Rrezikshme,

Debat parlamentar për dialogun me Serbinë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,

Propozimi i grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Shqyrtimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,

Shqyrtimi i Raportit vjetor për vitin 2017 i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. /Indeksonline/