10:18 / E Hënë, 14 Qershor 2021 / OSH

Nis seanca e Kuvendit të Kosovës, deputetët do të diskutojnë për gjendjen ekonomike në vend

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët do të diskutojnë përveç pika të tjera të rendit të ditës edhe për situatën ekonomike si pasojë e pandemisë Covid-19.

Seanca që ka nisur në kohën e paraparë në ora 10:00, në rend ditës do t’i ketë këto tema:

5. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,

8. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.