10:25 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Nis seanca e Kuvendit, udhëhiqet nga Osmani

Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës e cila po udhëhiqet nga Kryetarja Vjosa Osmani.

Seanca nis me deklarimet jashtë rendit të ditës e më pas me miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme, raporton Indeksonline.

Kjo është seanca e parë e cila po zhvillohet pas zgjedhjes së Qeverisë së re të Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Rendi i ditës:

R e n d i  i  d i t ë s

1.     Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.     Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

3.     Propozimi për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

4.     Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020,

5.   Propozimi i Grupeve parlamentare për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.