18:24 / E Shtunë, 04 Qershor 2022 / OSH

Nis seanca për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha kërkon fjalën

Teksa ka nisur seanca e Kuvendit për votimin e Bajram Begajt si President i ri i Republikës, ish-kryeministri Sali Berisha, ka kërkuar të ndërhyjë në proces duke folur nga vendi.

Berisha i ka kërkuar kryetares së Kuvendit që t’i japë fjalën për procedurë, por sipas rregullores kjo është e palejuar në situata ku zgjidhet Presidenti.

Megjithatë Berisha ka folur nga vendi duke dhënë disa kritika, ku sipas tij kandidatura e Begajt nuk pranohet, raporton abcnews.al

Sali Berisha: Kërkoj fjalën për procedurë.

Lindita Nikolla: Nuk ka procedurë, nuk lejohet.

Sali Berisha: Nuk pranohet kjo kandidaturë.