10:49 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Nis seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës. Seanca është hapur dhe po udhëhiqet nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Sot bëhet vazhdimi i dy seancave të kaluara dhe zhvillohet seanca e re plenare, transmeton Indeksonline.

Në kuadër të këtyre seancave pritet edhe të votohen disa projektligje për ratifikim të marrëveshjeve financiare.

Rendi i ditës

  • Votimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,
  • Shqyrtimi i Projektligjit  për ratifikimin e marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
  • Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për financimin e projektit për kadastër të patundshmërisë dhe infrastrukturë gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
  • Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin e bashkimit “Dogana 2020”,
  • Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin e bashkimit “Fiskalis 2020”.

 Rendi i ditës

1.     Votimi i Propozimrezolutës nga raportimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. 


Rendi i ditës

1.     Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.     Pyetjet parlamentare,

3.     Zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

4.     Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT),

5.     Formimi i Komisionit hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë,

6.     Shqyrtimi i raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) për vitin 2019,

7.     Kërkesa e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për miratimin e buxhetit,

8.     Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

9.     Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave.