Nis seanca, vetëm 14 deputetë të pranishëm në sallë (Foto)
Kuvendi i Republikës së Kosovës qe disa ditë është duke mbajtur seanca të një pas njëshme, kjo si pasojë e ‘mbushjes së boshllëkut’ të mospunës së tyre përgjatë këtij mandati.
Mirëpo, seancat si duket nuk po zgjojnë interesim të madh nga deputetët. Në foton më poshtë, shihet pamja e sallës, pothuajse tërësisht e boshatisur.
Nga 120 deputetë sa duhet të jenë në sallë, aty janë të pranishëm vetëm 14 prej tyre, shkruan Indeksonline.
Ndryshe, Kuvendi dje për tetë orë ka zhvilluar punimet e seancës. Në dy pikat e zakonshme të rendit të ditës, koha për deklarime jashtë rendit të ditës, deputetë e morën fjalën në emër të grupeve parlamentare dhe ngritën shqetësimet e tyre.